Insajderi thotë se kameramani i tyre është sulmuar nga banditët në Veri - Gazeta Express
string(71) "insajderi-thote-se-kameramani-i-tyre-eshte-sulmuar-nga-banditet-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2022 12:13

Insajderi thotë se kameramani i tyre është sulmuar nga banditët në Veri

Lajme

Gazeta Express

17/11/2022 12:13

Dy shqiptarë janë sulmuar në veri të Kosovës, ka konfirmuar Policia Rajonale për Gazetën Express.

Portali online “Insajderi” raporton që një nga të lënduarit është kameramani i këtij mediumi, Jetmir Muji.

“Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Insajderit.

Siç shkruan mediumi, i riu me kombësi shqiptare është kidnapuar nga disa serb. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës.

Kameramani i Insajderit ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.

Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.