Injeksioni i një mjeku në Australi që po shëron plotësisht kancerin në gjak


Gazeta Express
15 Maj 2019 12:02

Një mjek në Australi dhe ekipi i tij heshturazi kanë punuar për një tretman revolucionar që ata besojnë që do të shërojë kancerin.

Doktor Ken Micklethwaite thotë që tretmani i ri përdor qeliza të modifikuara të imunitetit, të quajtura CAR T, që kërkon për qeliza kancerogjene që sistemi imunitar nuk mund të detektojë dhe të shkatërrojë.

“Ne marrim qeliza të imunitetit që nuk janë të afta të shohin kancerin, i vendosim ato në gjene dhe ato mund të vërejnë dhe të vrasin qelizat e kancerit”, thotë Micklethwaite për mediumin 60 minutes Australia.

Tretmani bazohet në një injeksion të vetëm të qelizave të modifikuara, një ndryshim nga radiacioni tradicional dhe kimioterapia.

Ky lloj tretmani është përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka pasur një shkallë të suksesit 70 deri 80%.

Gjithsesi, kostoja është shumë e lartë, diku gjysmë milioni dollarë për një tretman.

Micklethwaite dhe ekipi i tij janë duke punuar në Australi për një mënyrë të re të krijimit të qelizave CAR T që do reduktonte çmimin diku në 10 mijë dollarë.

Një ndryshim shihet diku një muaj pas marrjes së tretmanit. Një pacient që ka marrë këtë tretman ka arritur të marrë veten plotësisht.

Todd O’Shea ishte pacienti në fjalë. Atij i ishin dhënë shumë pak mundësi nga mjekët pas vuante nga leukemia së bashku me një infeksion në mushkëri.

Kimioterapia dhe transplanti i palcës së eshtrave nuk funksionuan për adoleshentin që të luftonte kancerin.

“Isha i tmerruar, mendova që do të vdisja, nuk dija se çka të bëja”, thotë Todd.

Vetëm disa muaj pasi mori tretmanin ai tani është i shëruar plotësisht, ndërkohë që qelizat CAR T vazhdojnë të qarkullojnë në trupi e tij duke mbytur të gjithë qelizat e kancerit që kanë mbetur.

Tretmani mund të ndihmojë vetëm me format e kancerit që janë të transmetueshme në gjak, por ekipi shpreson që mund të zhvillohet që të luftojë forma të tjera të kancerit sikur ai i mushkërive apo i gjirit.

“Qëllimi ynë është që të ju themi njerëzve ne të kemi japur këtë tretman dhe tani je shëruar”, thotë Micklethwaite./Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart