Infermierja e Infektivës që kujdesej për pacientët, preket nga koronavirusi - Gazeta Express
string(75) "infermierja-e-infektives-qe-kujdesej-per-pacientet-preket-nga-koronavirusii"

Gazeta Express

27/03/2020 10:06

Infermierja e Infektivës që kujdesej për pacientët, preket nga koronavirusi

Gazeta Express

27/03/2020 10:06

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se në këtë Klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19. Njëra ndër të infektuarit është edhe një infermiere.

Nga këta 34 pacientë, 26 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.

“Klinika Infektive, bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19. Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar në këtë klinikë”, thuhet në komunikatë.

Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjeku, e në veçanti i infektologut, bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet përkundër respektimit maksimal të masave të mbrojtjes personale.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement