Infermieria tregon transformimin që pësoi nga puna në spitalin COVID: Nuk ia uroj as armikut - Gazeta Express
string(91) "infermieria-tregon-transformimin-qe-pesoi-nga-puna-ne-spitalin-covid-nuk-ia-uroj-as-armikut"

Infermieria tregon transformimin që pësoi nga puna në spitalin COVID: Nuk ia uroj as armikut

Gazeta Express

25/11/2020 7:44

Një infermiere ka treguar, me anë të një postimi në Twitter, se si nisi “udhëtimi” i saj në luftimin e koronavirusit dhe si ka shkruar deri më tani.

Kathryn, e cila filloi të punonte si infermiere në Tenesi tetë muaj më parë, ndau dy fotografi në Twitter ku tregonte transformimin që i kanë bërë kushtet e vështira në të cilat punon.

Lexo Edhe:

Në foton që ndodhet në të majtë, ajo shfaqet duke i buzëqeshur kamerës, imazhi i dytë pastaj tregon një realitet tjetër. Kathryn duket e rraskapitur pas një turni 12 orësh në fundjavë, ndërsa në fytyrë i dallohen shenjat e lëna nga pajisjet që e mbrojnë nga COVID-19.

Të dyja fotografitë tani janë bërë virale, ndërsa postimi ka marrë mbi 850.000 pëlqime dhe 78.000 retweets.

Bashkë me fotot, infermieria i bëri thirrje publikut të merrte seriozisht pandeminë, duke paralajmëruar se nuk do t’ia uronte virusin “as armikut të saj më të keq”.