‘Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre’, përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri me mesazh të fortë - Gazeta Express
string(105) "infermieret-po-kontribuojne-madje-edhe-me-jeten-e-tyre-perfaqesuesi-i-obsh-ne-shqiperi-me-mesazh-te-forte"

‘Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre’, përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri me mesazh të fortë

Gazeta Express

07/04/2020 9:31
obsh

Mesazh falenderimi për gjithë personelin mjekësor, që po përballet me koronavirusin ka dhene sot Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales.

“Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor”, thekson ai.

Lexo Edhe:

Mesazhi i Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri:

Sot, në 7 prill, kremtojmë Ditën Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit i’u kushtohet ?‍⚕️?‍⚕️ Infermierëve dhe Mamive. Me më shumë se 7 milionë infermierë në Rajonin Europian, kontributi i tyre për të realizuar Mbulimin Universal Shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, realisht i pazëvendësueshëm. Dhe për këtë, ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të thellë!

Këtë vit, po përjetojmë një nga sfidat më të mëdhaja, me të cilat njerëzimi është përballur për dekada me radhë. Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor.

Nga thellësia e zemrës sime, FALEMINDERIT dhe 1 MILION HERË SHUMË FALEMINDERIT për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin tuaj! ?