Infektologu Sadiku parashikon rritje të rasteve me Covid-19, bën thirrje për kujdes - Gazeta Express
string(82) "infektologu-sadiku-parashikon-rritje-te-rasteve-me-covid-19-ben-thirrje-per-kujdes"

Infektologu Sadiku parashikon rritje të rasteve me Covid-19, bën thirrje për kujdes

Gazeta Express

21/09/2020 19:14

Ditëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive, e për këtë infektologu kosovar Izet Sadiku përmes një postimi në FB thotë se kjo ka ndodhur për shkak të vetëdijësimit të qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse dhe vendimet që ka marrë Qeveria.

Ndërsa për muajt e ardhshëm ai paraqet alarm, derisa numëron edhe disa arsye.

Lexo Edhe:

Ky është postimi i plotë i tij:

COVID19?!

Ka kaluar 6 muaj nga rasti i parë me COVID19 dhe për këtë periudhë Kosova ka pasur 15.142 të infektuar dhe 615 të vdekur.

Kosova ditët e fundit ka shënuar rënje të numrit të rasteve të reja me COVID19.

Kjo ka ndodhur për shkak të vetdijësimit të qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse dhe vendimeve që ka marrë qeveria për masat të cilat e kanë ndikuar ne zvogelimin e rasteve me COVID19.

Por çka mund të pritet në muaje atdhshëm?

Tani po hym në një periudh ku numri i rasteve me COVID19 mund të rritet.

Kjo mund të ndodh për disa arsye;

Me fillimin e vitit shkollor është rritur rreziku për rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID19,

Tani fillon sezona edhe e sëmundjeve virale të cilat mund ta vështirsojn situatën me COVID19 .

Duke ditur se ende “arma” kryesore për të mbrojtur nga pandemia COVID19 mbetet parandalimi i saj, Kosova duhet të jetë shumë e kujdeshsme me lirimin e masave me qëllim që të mos kthemi ne situatën që e kemi pasur gjatë korrik dhe gusht ku numri i të infektuarëve ishte shumë i larte dhe numri i të hospitalizuarëve nëpër spitale kishte arritur here pas here ne kufirin kritik.

Prandaj ne duhet vazhduar lirimin gradual të masave duke përcjellur situatën epidemiologjike me qëllim që të mos ngarkohen institucionet shëndetësore mbi mundësit e tyre njerëzore dhe infrastrukturore!

Ruajtja e jetës së qytetarëve duhet të jetë mision i yni!

#perdoremaske#mbajdistance#mbajhigjenen