Infantino: Pesë zëvendësimet u menduan vetëm për një arsye - Gazeta Express
string(57) "infantino-pese-zevendesimet-u-menduan-vetem-per-nje-arsye"

Infantino: Pesë zëvendësimet u menduan vetëm për një arsye

Gazeta Express

06/06/2020 21:20

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur për rifillimin e futbollit në një intervistë të dhënë për  Sky Sport.

“Kalendari dhe kompeticionet? Mbi kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare, jam i lumtur t’ju informoj si bërë progres. Duke folur me palët e ndryshme të interesuara jemi më afrë gjetjes së një zgjidhjeje të ekuilibruar”, ka thënë Infantino.

Lexo Edhe:

“Keni parë rekomandimet mjekësore që kemi prezantuar javën e kaluar. Parimi më i rëndësishëm është ky: shëndeti vjen para gjithçkaje”.

“Futbolli pa tifozë? Po punojmë. Futbolli pa spektatorë nuk është i njëjti, por duhet të kemi durim dhe të presim momentin e duhur për t’i kthyer tifozët në stadium”.

“Edhe mundësia e re për të bërë pesë zëvendësime ka të njëjtin qëllim: të mbrohet shëndeti, në këtë rast ai i lojtarëve tanë. Shëndeti publik duhet të mbetet prioriteti ynë, pa harruar mirëqenien e lojtarëve, arbitrave dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në çdo aktivitet të futbollit”.

‘Futbolli ka rifilluar ose është gati të rifillojë në vende të ndryshëm. Kjo na jep shpresë për të ardhmen”, ka përfunduar Infantino. /Telesport/