Industria është ndotësi më i madh në RMV


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 18:49

Industria është ndotësi më i madh në Maqedoninë e Veriut, thuhet në Raportin e përbashkët vlerësues për cilësinë e ajrit të EUROSAI.

Sipas këtij raporti, pas industrisë ndotjen e ajrit e shkakton ngrohja e amvisërive dhe firmave ë të vogla ndërsa automjetet vlerësohen si ndotës mesatar kurse mbeturinat, bujqësia dhe faktorë tjerë vlerësohen si ndotës të vegjël.

Raporti i këtij trupi vlerësues, përbëhet nga 15 institucione vlerësuese nga Evropa kurse në raport theksohet se sistemi i menaxhimit me ndotjen e ajrit, në Maqedoninë e Veriut është korrdinuar dhe organizuar mirë.

Aty theksohet se  inspektimet e mjedisit jetësor po zbatohen pa asnjë koordinim në nivel qendror dhe lokal dhe se dhe se Plani nacional për mbrojtjen e cilësisë së ajrit është kompleks dhe mbulon fusha të ndryshme por nuk ka sistem për ndjekjen e zbatimit të çdo mase.

Plani, sipas tyre, nuk përmban tregues për matjen e efikasitetit të zbatimit të politikës. Buxheti i Maqedonisë së Veriut sipas këtij raporti është shumë i ulët me vetëm 0.1% e BPV-së.

Raporti i rekomandon qeverisë që të sigurohet buxhet për mirëmbajtjen e stacioneve matëse për cilësinë e ajrit dhe të përmirësohet rrjeti i ndjekjes së cilësisë së ajrit dhe të formohet sistem i centralizuar për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave.

Te fundit


Kthehu lart