India shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit - Gazeta Express
string(54) "india-shenon-rekord-te-rasteve-ditore-te-koronavirusit"

India shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gazeta Express

30/05/2020 14:28

Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 7,964 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 173,763 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Përpos të infektuarve, numri i të vdekurve ka shkuar në 4,971, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express. India ndodhet në vendin e nëntë në botë për numrin më të lartë të të infektuarve.

Lexo Edhe:

Ndonëse shifra e viktimave në Indi ka qenë shumë më e ulët sesa në vendet më të goditura, ekspertët kanë frikë se pandemia ende nuk e ka arritur kulmin për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të infektimeve.

Përmes një letre që e shënoi njëvjetorin e mandatit të dytë në krye të qeverisë, kryeministri indian, Narendra Modi, kërkoi nga popullsia prej 1.3 miliard njerëzve që t’i respektojë të gjitha rregullat e izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes.

Ai në këtë letër tha se vendi gjendet përballë një beteje të gjatë kundër koronavirusit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.