India ia kalon Italisë për numrin e të infektuarve, shënon rreth 10,000 raste të reja - Gazeta Express
string(83) "india-ia-kalon-italise-per-numrin-e-te-infektuarve-shenon-rreth-10000-raste-te-reja"

India ia kalon Italisë për numrin e të infektuarve, shënon rreth 10,000 raste të reja

Gazeta Express

06/06/2020 15:25

India i ka shënuar rreth 10,000 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke ia zënë vendin e gjashtë Italisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 ka shkuar në 236,657 persona, ndërsa 6,649 kanë vdekur, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sistemi shëndetësor në Mumbai është pranë kolapsit, ndërsa raportohet se spitalet në New Delhi po mbeten pa hapësirë për pacientët.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve ditore, qeveria indiane ka marrë vendim që qendrat tregtare, tempujt e adhurimit, restorantet dhe zyrat të rihapen nga e hëna.

Shumë indianë janë ankuar në rrjetet sociale se pacientët me koronavirus nuk po marrin përkujdesje mjekësore. Disa spitale kanë thënë se kanë mbetur pa teste.

Kritikët kanë thënë se rritja e rasteve tregon se masat e izolimit, të cilat i kanë kushtuar shumë ekonomisë së vendit, nuk kanë funksionuar.