India goditet nga vërshimet, vapa, karkalecat dhe rastet rekorde të koronavirusit - Gazeta Express
string(79) "india-goditet-nga-vershimet-vapa-karkalecat-dhe-rastet-rekorde-te-koronavirusit"

India goditet nga vërshimet, vapa, karkalecat dhe rastet rekorde të koronavirusit

Gazeta Express

27/05/2020 15:06

India ka shënuar raste rekorde të koronavirusit ditëve të fundit. Sidoqoftë, kjo nuk është sfida e vetme me të cilën po përballet vendi aziatik. Atje po shënohen temperatura të larta, vërshime dhe karkalecat e shkretëtirës po i rrezikojnë të mbjellat.

Besohet se karkalecat e shkretëtirës kanë hyrë në Indi nga Pakistani, ku i shkatërruan të mbjellat në prill para se të arrinin në rajonin Rajasthan të Indisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Insektet e dëmshme po paraqiten në vendet ku nuk janë parë më herët, duke u shtrirë në zona bujqësore në Punjab, Madhya Pradesh dhe Gujarat.

Reshjet e mëdha të shiut dhe ciklonet kanë mundësuar shumim të pashembullt të karkalecave në Gadishullin Arabik në fillim të vitit të kaluar, sipas Kombeve të Bashkuara.

Për t’ia shtuar edhe më shumë problemet vendit me popullsinë e dytë më të madhe në botë, disa rajone janë përfshirë nga një valë e vapës me temperature deri në 50 gradë.

Vendi me 1.3 miliard banorë është duke u përballur me mungesë të madhe të ujit. Dhjetëra miliona njerëz kanë mungesë të ujit rrjedhës.

Për më tepër, mbi 100 persona vdiqën javën e kaluar nga cikloni “Amphan” në pjesën lindore të Indisë dhe Bangladeshit, ku shumë shtëpi dhe ferma u shkatërruan nga vërshimet dhe erërat e fuqishme.