Incizimet e Kamçevit së pari janë dorëzuar në Prokurori pastaj janë bërë publike


Gazeta Express
20 Gusht 2019 15:35

Sipas Radio Evropa e Lirë, Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit i ka poseduar shumë më herët incizimet për rastin “Reket”, të cilat u publikuan nga gazeta italiane “La Veritta”, ndërsa këto incizimet i ka dorëzuar biznesmeni Orce Kamçev, i cili është dëshmitar në rastin “Reket”.

Ende nuk dihet se si incizimet kanë përfunduar në gazetën “La veritta”, ndërsa nga Prokuroria theksojnë se incizimet nuk kanë dalë nga ata.

Nuk dihet nëse do të përdoren si dëshmi.

Nga Prokuroria thonë se kjo do të bëhet e ditur kur do të ngritet aktakuzë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart