Policia ka shoqëruar ish deputetin Eduard Ndocaj mëngjesin e kësaj të premteje, gjatë përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës në fshatin e tij të origjinës në Fishte.
Incidenti ka ndodhur për shkak se Ndocaj nuk ka qenë i ftuar në aktivitetet. Pavarësisht mospasjes së një ftese, Ndocaj është futur në ambientet ku po mbahej ceremonia. Oficerët e policisë e kanë pikasur ish deputetin dhe e kanë shoqëruar me forcë në furgonin e policisë.
Në ceremoni pritet të marrë pjesë Edi Rama, ndërsa edhe gazetarët që po ndjekin aktivitetin janë ndaluar të futen./Express