Klubi basketbollistik Peja ka njoftuar se basketbollisti Dardan Berisha ka pësuar një lëndim në kokë gjatë ndeshjes ndaj Bashkimit, pas hedhjes së mjeteve nga tribunat në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Reagimi i klubit pejan u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se lojtari u godit nga gjuajtjet e tifozëve, duke rezultuar me çarje në kokë dhe duke kërkuar ndërhyrje mjekësore.
Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku përballë janë Bashkimi dhe Peja. Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka hedhur hije mbi zhvillimin e takimit.
Pritet që institucionet përkatëse të merren me rastin dhe të ndërmarrin masat e nevojshme pas këtij incidenti shqetësues në basketbollin vendor. /GazetaExpress