Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajrami, një person tentoi të vetëdigjej me benzinë, KMSH: Në kushte të rënduara psikike - Gazeta Express
string(126) "incident-ne-ceremonine-e-faljes-se-fiter-bajrami-nje-person-tentoi-te-vetedigjej-me-benzine-kmsh-ne-kushte-te-renduara-psikike"

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2021 8:36

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajrami, një person tentoi të vetëdigjej me benzinë, KMSH: Në kushte të rënduara psikike

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2021 8:36

Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, një incident I pazakontë ndodhi në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, një person tentoi të vetëdigjej me benzinë në ditën e Fitër Bajramit.

Personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është përpjekur që të prishë ceremoninë duke thëne se “s’ka Zot”.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve mësohet se ai ka tentuar që të futet në mes të turmës së bedimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’. Nga informacionet paraprake mësohet se personi, në gjendje të rënduar emocionale ka tentuar të vetëdigjej me benzinë.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një përfaqësues nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke thënë se ai nuk është një prej besimtarëve, ndërsa aktin ekstrem tentoi ta merrte nën kushte të renda psikike.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai.