

22 Korrik 2019 20:07
Në tre vjetorin e votës për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, është inauguruar përmes një ceremonie të veçantë ndërtesa ku do të mblidhen thuajse të gjitha institucionet “qeverisëse” të dala nga reforma.
“Poli i Drejtësisë” është emri i ndërtesës ku do të vendosen administrata e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në ceremoninë e inaugurimit në këtë tre vjetor të reformës, morën pjesë figura të njohura dhe politikanë, përfshi të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonasj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistratuës./Express