Imazhet satelitore për mbetjet mortore dolën të pavërteta, ndërpriten punimet në Shtaval - Gazeta Express
string(87) "imazhet-satelitore-per-mbetjet-mortore-dolen-te-paverteta-nderpriten-punimet-ne-shtaval"

Imazhet satelitore për mbetjet mortore dolën të pavërteta, ndërpriten punimet në Shtaval

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 22:47

Gazetar: Selamir Qerimi

Imazhet satelitore kishin ngritur dyshime për mbetje mortore të personave të zhdukur.

Lexo Edhe:

Bazuar në to, më 10 maj kishin filluar gërmimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.

Por, tash pas 16 ditëve, puna është ndërprerë.

Arsyet i tregon udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.

Sipas Garës, komisioni kosovar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar pret sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë.

Në anën tjetër, kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini ka kritika për delegacionin e Kosovës që e udhëhoqi këtë proces.

Në ditën e parë të gërmimeve në Shtaval, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Mjeku Ditor Haliti nga ky institucioni tregon lokacionet se ku janë kryer gërmimet.

Në Kosovë ende vazhdon të mos dihet fati i mbi 1.600 të zhdukurve që nga lufta e vitit 1998-1999.