Imazhet e publikuara të iPhone 14 lënë të kuptohet se çfarë mund të sjellë Apple në vitin 2022 - Gazeta Express
string(94) "imazhet-e-publikuara-te-iphone-14-lene-te-kuptohet-se-cfare-mund-te-sjelle-apple-ne-vitin-2022"

AutoTech

Gazeta Express

19/04/2022 7:58

Imazhet e publikuara të iPhone 14 lënë të kuptohet se çfarë mund të sjellë Apple në vitin 2022

AutoTech

Gazeta Express

19/04/2022 7:58

Apple pritet të zbulojë katër modele të reja iPhone këtë vit, por pritet të bëjë një ndryshim vendimtar në linjë.

Për dy vitet e fundit, Apple ka prodhuar katër modele të ndryshme të iPhone: versionin standard, një version më të vogël ‘mini’, një version më të shtrenjtë ‘pro’ dhe një version më të madh, premium ‘pro max’.

Lexo Edhe:

Dhe në vitin 2022, thashethemet sugjerojnë se anëtari më i vogël i familjes do të hiqet në favor të një versioni më të madh të iPhone standard, përcjell Telegrafi.

Kjo do të thotë që klientët mund të zgjedhin nga një iPhone 14 6.1 inç ose një iPhone 14 Pro 6.1 inç – ose ata mund të zgjedhin versionet “Max” (6.7 inç) të secilit prej tyre.

Ideja është përforcuar nga një imazh i rrjedhur që qarkullon në faqen e mediave sociale kineze Weibo që tregon forma fizike të pajisjeve të ardhshme.

Të bëra nga alumini, kallëpet ka të ngjarë të jenë krijuar për t’u dhënë prodhuesve, palë të treta, dimensione të sakta për të punuar.

Kjo do të thotë se ata mund t’i kenë kallëpet e tyre të iPhone 14 që nga momenti i lëshimit të pajisjes së re.

Është interesante se megjithëse imazhi tregon vetëm pjesën e pasme të telefonave, ka zëra që qarkullojnë për ndryshime edhe në pjesën e përparme. /Telegrafi/