Iluzionisti nga Gjilani lë gojëhapur të gjithë, për më pak se 3 sekonda e zgjidh rubikun - Gazeta Express
string(90) "iluzionisti-nga-gjilani-le-goje-hapur-te-gjithe-per-me-pak-se-3-sekonda-e-zgjidh-rubikonin"

Iluzionisti nga Gjilani lë gojëhapur të gjithë, për më pak se 3 sekonda e zgjidh rubikun

Gazeta Express

02/06/2020 10:55

Iluzionisti Adrian Kqiku ka mahnitur shikuesit mbrëmë, derisa për më pak se 3 sekonda ka zgjidhur faqet e rubikut duke i bërë në të njëjtën ngjyrë.

Adrian Kqiku është një i ri nga Dobërqani i Gjilanit, i cili merret me artin e iluzionit të cilin e zotëron mjaft mirë.

Lexo Edhe:

Truket e tij janë diçka që të bëjnë të dyshosh në mes reales dhe iluzionit.

Kqiku mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘NIN’, ku ka realizuar disa truke duke lënë gojëhapur edhe moderatorin e emisionit e jo vetëm.

Ai ka befasuar derisa më pak për 3 sekonda ka zgjidhur problemin me rubikun, duke i bërë të gjitha faqet e tij në mënyrë të rregullt.

Përveç kësaj ai ka realizuar edhe disa truke të tjera me anë të letrave.

Shikojeni videon nga minuta e 28:40, për të parë trukun me rubik.

NIN: Iluzionisti ben truqe magjike qe te lene gojehapur – Klan Kosova