Ilustruesi i Gazetës Express, Armend Ajredini, fiton vendin e dytë në ‘Cartoon Movement’ - Gazeta Express
string(84) "ilustruesi-i-gazetes-express-armend-ajredini-fiton-vendin-e-dyte-ne-cartoon-movement"

Ilustruesi i Gazetës Express, Armend Ajredini, fiton vendin e dytë në ‘Cartoon Movement’

Arte

Gazeta Express

22/04/2024 13:47

Në konkursin për lirinë e mediave, të këtij viti, nga platforma online që bashkon karikaturistët profesionistë editorialë, ‘Cartoon Movement’, Armend Ajredini, ilustrues për Gazetën Express, ka fituar vendin e dytë në mesin e 95 artistëve nga rajoni

Cartoon Movement drejtohet nga karikaturisti holandez i vlerësuar me çmime, Tjeerd Royaards.

Lexo Edhe:

Rreth konkursit:

Konkurs dhe ekspozitë e karikaturave të Ballkanit Perëndimor

Liria e medias është një komponent jetik i një demokracie funksionale. Raportimi i besueshëm dhe gazetaria investigative informojnë qytetarët për atë që po ndodh në shoqëri dhe brenda qeverisë, duke formuar bazën e një debati të shëndetshëm publik. Karikaturistët, të cilët përdorin lapsat e tyre për të kërkuar llogari nga pushteti dhe për të ekspozuar padrejtësinë, abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, nuk mund ta bëjnë punën e tyre pa këtë liri.

Së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Cartoon Movement ka ftuar karikaturistët, ilustruesit dhe artistët nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) për të vizualizuar rëndësinë e lirisë së medias dhe vlerën e pavarësisë në gazetari.

Nga gjithsej 186 aplikime nga 95 artistë, një juri ekspertësh përzgjodhi 44 vepra që përbëjnë këtë ekspozitë, e cila është e ekspozuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Çdo ditë, ‘Cartoon Movement publikon perspektiva globale për lajmet, të sjella nga rrjeti i tyre prej më shumë së 600 karikaturistësh nga e gjithë bota. Të gjitha karikaturat nga platforma mund të blihen.

Ekspozita ‘Media freedom cartoon competetion’, është hapur së pari në Shkup, më 19 prill, ku edhe janë shpallur fituesit. Ekspozita do të jetë lëvizëse (Beograd, Sarajevë, Tiranë, Podgoricë), ndërsa ajo e radhës do të jetë në Prishtinë, në Muzeun Kombëtar, më 29 prill.

/Gazeta Express