Ilir Meta flet për 21 janarin: Ajo ditë tregoi sesi politika i përdor shqiptarët - Gazeta Express
string(79) "ilir-meta-flet-per-21-janarin-ajo-dite-tregoi-sesi-politika-i-perdor-shqiptaret"

Ilir Meta flet për 21 janarin: Ajo ditë tregoi sesi politika i përdor shqiptarët

Gazeta Express

21/01/2020 16:17

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetaren e Abc News, ku për herë të parë ka folur për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues të opozitës së asokohshme (PS).

Po kështu Ilir Meta ka folur për aktualitetin politik, siç është tryeza e reformës zgjedhore. 9 vjet pas 21 janarit kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u përgjak me 4 viktima, Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se qytetarët u keqpërdorën nga politika.

Lexo Edhe:

Gazetarja (Mimoza Koçiu): Sot është 21 janari, një datë që nuk është shumë e këndshme me çfarë ka ndodhur nëntë vite më parë. Unë do të doja një reflektim të shpejtë nga ju, si President i Republikës dhe si politikan?

Presidenti Meta: 21 janari është një datë shumë e rëndësishme, sepse është dita e Kongresit të Lushnjes. Ne sot kemi 100-vjetorin e kësaj ngjarjeje, më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, pasi në vetvete është një rivendosje e pavarësisë dhe e organizimit të shtetit shqiptar dhe e të gjitha institucioneve, por edhe një fillim i parlamentarizmit në Shqipëri. Në këtë drejtim është një nga ditët më të rëndësishme të shtetformimit tonë dhe që na kujton se sa e rëndësishme është që të forcojmë institucionet.

Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t’u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme. Dhe se sa e rëndë është kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës. Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike.

Ndërsa 2020 ka nisur me një paqtim, ku u arrit dakordësia politike për reformën zgjedhore. I pyetur për këtë temë Meta tha se “është hap pozitiv, por i pamjaftueshëm”.

Ilir Meta: Eshtë hap pozitiv sepse përfundimi i reformës zgjedhore është kërkesa e Bundestagut dhe gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e negociatave. Shpresoj të mos ketë surprizë tjetër rrugës. Edhe sikur ky hap të jetë pozitiv, është fare pak edhe teper vonë. Kërkohet një tryezë tjetër shumë e thellë më e përgjegjshme për të plotësuar të gjitha detyrimet. Duhet të shkojë përtej reoformës zgjedhore sepse ajo nuk do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzakonshme./abcnews