Ilir Ekonomi kundër Yuri Kim: Si mund të urosh 29 nëntorin?! Kërko falje ndaj atyre që kanë vuajtur në komunizëm - Gazeta Express
string(109) "ilir-ekonomi-kunder-yuri-kim-si-mund-te-urosh-29-nentorin-kerko-falje-ndaj-atyre-qe-kane-vuajtur-ne-komunizem"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2021 22:26

Ilir Ekonomi kundër Yuri Kim: Si mund të urosh 29 nëntorin?! Kërko falje ndaj atyre që kanë vuajtur në komunizëm

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2021 22:26

Këtë vit, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar festën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin. Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer gazetarit Ilir Ekonomi, i cili dikur ishte spiker në “VOA – Zëri i Amerikës”

Me një koment kundër Ambasadës, ai ka kujtuar se në 30 vite karrierë nuk mban mend që zyrtarët amerikanë të festojë dhe urojnë 29 nëntorin.

Lexo Edhe:

Madje shton, duke u shprehur i përulur, se urimi ishte një gabim diplomatik ndaj të gjithë qytetarëve që kanë vuajtur nga regjimi diktatorial.

“Zyrtarët amerikanë nuk e kanë festuar kurrë të ashtuquajturën Ditë të Çlirimit në Shqipëri. Sipas mendimit tim modest, ky është një gabim i rëndë diplomatik nga ana juaj dhe atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste në Shqipëri duhet të kërkojnë falje sa më shpejt që të jetë e mundur,”-shkruan ai në komente.

Por pse kontestohet 29 nëntori?

Në nivel historik prej 3 dekadash në Shqipëri, politikanë e historianë janë të ndarë mbi ditën se kur u çlirua vendi. Prej vitesh Festa e Çlirimit, e cila ka ndarë edhe politikën, është nderuar nga disa palë më 28, ndërsa nga të tjerë më 29. Kjo e fundit, nga kritikët konsiderohet si një datë e stisur nga komunizimi.