Ilir Bytyçi dhe Fadil Miftari zgjidhen anëtarë të Bordit të RTK'së - Gazeta Express
string(65) "ilir-bytyci-dhe-fadil-miftari-zgjidhen-anetare-te-bordit-te-rtkse"

Gazeta Express

13/08/2020 20:01

Ilir Bytyçi dhe Fadil Miftari zgjidhen anëtarë të Bordit të RTK’së

Gazeta Express

13/08/2020 20:01

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK’së.

Dy prej shtatë anëtarëve sa kërkohen në Bord, Ilir Bytyçi dhe Fadil Miftari morën votat e mjaftueshëm për t’u zgjedhur.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, për gjashtë kandidatët e tjerë të cilët sot nuk morën votat e mjaftueshme në Kuvend, do të futen në rivotim sërish në seancën e radhës.

Pas votimit rreth një orësh të deputetëve dhe marrjes së rezultateve, zgjedhjen e këtyre dy anëtarëve e konfirmoi kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

“Pas raportimit të komisionit, kandidatët Ilir Bytyçi dhe Fadil Miftari, gjegjësisht kandidati Fadil Miftari me 57 vota dhe kandidati Ilir Bytyçi me 47 vota, tashmë janë përzgjedhur për anëtarë të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shumicë shqiptarë”, tha ajo, raporton KP.

Konkursi për kandidatët e pakicave është rikthyer në pikën zero, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.