Ilaçet ia rritën gjoksin, amerikani fiton 8 miliardë dollarë në gjykatë


Gazeta Express
9 Tetor 2019 10:04

Kompania amerikane për prodhimin e ilaçeve, Johnson & Johnson, është urdhëruar t’ia paguajë 8 miliardë dollar një burri, i cili ishte ankuar se nuk ishte paralajmëruar që një ilaç anti-psikotik mund t’ia rriste gjoksin.

Një ekip gjykatësish në Philadelphia vendosën që kjo kompani duhet t’ia ofrojë dëmshpërblimin e madh burrit 26 vjeç, Nicholas Murray, rasti i të cilit është në mesin e mijëra rasteve që pop resin të shqyrtohen në këtë shtet.

Avokatët e tij thanë se shitësi i ilaçeve e ka vendosur fitimin financiar para pacientëve gjatë reklamimit të ilaçit Risperdal. Sidoqoftë, kompania “Johnson & Johnson” ka thënë se do të ankohet kundër këtij vendimi, për të cilin tha se është në shpërputhje të madhe me rastin në fjalë.

Kompania e njohur amerikane është duke u përballur me raste gjyqësore edhe për pluhurin për fëmijë, për të cilin dyshohet se përmban azbest.

Disa muaj më parë, e njëjta kompani ishte dënuar me 572 milionë euro rreth rolit të saj në krizën e varësisë ndaj ilaçeve në Oklahoma. Së voni, zyrtarët e saj arritën marrëveshje për t’i paguar 20.4 milionë dollar për dy rajone në Ohio për shkak të akuzave se e ka nxitur një krizë të tillë në këtë vend.

Faturat e larta të gjykatave kundër kompanisë i kanë shqetësuar investitorët. Sidoqoftë, fitimet e saj mbesin në nivel të lartë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart