Arjola Sakollari ishte 27-vjeçarja nga Berati që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme prej koronavirusit në spitalin Covid1 në Tiranë.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se e reja jetonte në Tiranë, por kishte shkuar për t’i shërbyer prindërve, të cilët ishin infektuar më herët me koronavirus.
Dyshohet se ajo është infektuar gjatë këtij momenti duke u shtruar fillimisht në repartin Infektiv të spitalit të Beratit por përkeqësimi i gjendjes shëndetësorë bëri që ta dërgonin në Tiranë ku u fut në intubim.
Por, fatkeqësisht, 27-vjeçarja humbi jetën disa ditë më vonë pasi virusi i kishte prekur 99% të mushkërisë duke e bërë praktikisht të pamundur që ajo të mund të kryente funksionin.
Arjola u përcoll dje për në banesën e fundit nga të afërmit, ndërsa mësohet se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...