IKSHPK me një porosi për krejt qytetarët e infektuar me Covid-19 - Gazeta Express
string(64) "ikshpk-me-nje-porosi-per-krejt-qytetaret-e-infektuar-me-covid-19"

IKSHPK me një porosi për krejt qytetarët e infektuar me Covid-19

Gazeta Express

20/10/2020 11:14

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nëpërmjet një video-kampanje të lëshuar në rrjetet sociale, ka porositur qytetarët e Kosovës që të mos diskriminojnë të infektuarit me koronavirus.

Siç thuhet në video, “diskriminimi dhe stigma mund të ndikojë që qytetarët të mos kërkojnë shërbim mjekësor, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

IKSHPK porosit personat e diskriminuar e të prekur me Covid-19 të raportojnë rastin në numrin në vijim: 0800 15555.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 17.009 raste, teksa gjithsej 656 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë. /Gazeta Express/

Kampanja Kundër diskriminimit të personave të prekur nga Covid 19 dhe të shëruar nga Covid 19 #dashni e kujdes

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mardi 20 octobre 2020