IKMT nesër do të vazhdojë aksionin për prishjen e ndërtesave te Unaza - Gazeta Express
string(69) "ikmt-neser-do-te-vazhdoje-aksionin-per-prishjen-e-ndertesave-te-unaza"

IKMT nesër do të vazhdojë aksionin për prishjen e ndërtesave te Unaza

Gazeta Express

19/10/2020 18:22

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se nesër do të vijojë aksionin për shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja”.

Lexo Edhe:

Njoftim i rëndësishëm
Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja” (Loti 3).


Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.


Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.