IKMT gjobit 10 biznese për ndotje në lumin Erzen - Gazeta Express
string(48) "ikmt-gjobit-10-biznese-per-ndotje-ne-lumin-erzen"

IKMT gjobit 10 biznese për ndotje në lumin Erzen

Gazeta Express

04/06/2020 16:26

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka gjobitur 10 subjekte në Tiranë për ndotje në lumen Erzen.

Njoftimi i plotë i IKMT

Lexo Edhe:

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore përgjatë shtratit të lumit Erzen
Gjoba administrative për 10 subjekte që ndotin lumin Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke u bazuar në planin e masave për azhornimin e situatës mjedisore të lumit Erzen, në territorin e Qarkut Tiranë ka konstatuar 10 subjekte, të cilat shkarkonin ujëra të ndotura në lumë. Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin. IKMT dhe Policia e Shtetit vijon evidentimet për parandalimin e masakrës mjedisore në lumin Erzen dhe kudo tjetër dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi që shkakton ndotje, duke ftuar çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital./Express