Iftarin e parë, Jahjaga ua shtroi gazetarëve afganë të strehuar në Kosovë
Lajme
Gazeta Express
24/03/2023 7:54
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit,
ish-presidentja Atifete Jahjaga, iftarin e parë të këtij muaji e shtroi
për gazetarët afganë të strehuar në Kosovë.
Gjatë këtij iftari, kolegët afganë patën rastin të njihen nga afër me
presidenten Jahjaga, teksa i treguan përvojat e tyre të ikjes nga
Afganistani pas marrjes nën kontroll nga Talebanët, si dhe disa nga
traditat e tyre në pritjen e këtij muaji.
Ndëkohë, Jahjaga njoftoi gazetarët për Fondacionin që e drejton, si dhe punën që bënë për fuqizimin e grave në Kosovë.