Identifikohet trupi i Kobe Bryant në rrënojat e helikopterit - Gazeta Express
string(60) "identifikohet-trupi-i-kobe-bryant-ne-rrenojat-e-helikopterit"

Identifikohet trupi i Kobe Bryant në rrënojat e helikopterit

Gazeta Express

29/01/2020 9:14

Trupi i legjendës së basketbollit Kobe Bryant është identifikuar në rrënojat e helikopterit të rrëzuar në Los Angeles, që i la të vdekur nëntë persona. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku ligjor.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ishte në mesin e nëntë personave që mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua të dielën, afër Los Angelesit në Kaliforni, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hetuesit i përdorën shenjat e gishtërinjve për t’i identifikuar 41-vjeçarin, pilotin, një tjetër burrë dhe një grua, sipas mjekut ligjor të Ekzaminimit Mjekësor të Los Angelesit.

Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant, Gianna, gjithashtu mbeti e vrarë nga ky aksident, mirëpo trupi i saj nuk është identifikuar ende.

“Hetuesit janë duke punuar ende për identifikimin e pesë trupave të tjerë”, ka thënë mjeku ligjor.

Bryant, pesë-herë kampion i NBA, luajti për LA Lakers gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në ligën amerikane të basketbollit dhe konsiderohet njëri ndër basketbollistët më të mirë në histori të këtij sporti.

Përderisa hetuesit po vazhdojnë të kërkojnë dëshmi në vendin ku është rrëzuar helikopteri, nderimet dhe përkujtimet për 41-vjeçarit s’kanë të ndalur nëpër rrjete sociale, stadiume dhe nëpër vende me rëndësi për basketbollistin, si Staples Center. /Gazeta Express/