Identifikohet personi që u gjet pa shenja jete dje në Mitrovicë, është 21-vjeçar nga Klina - Gazeta Express
string(89) "identifikohet-personi-qe-u-gjet-pa-shenja-jete-dje-ne-mitrovice-eshte-21-vjecar-nga-klina"

Identifikohet personi që u gjet pa shenja jete dje në Mitrovicë, është 21-vjeçar nga Klina

Lajme

Gazeta Express

16/01/2023 15:24

Është identifikuar personi që është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti tha se viktima është H.B, 21-vjeçar nga Klina, që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 28 dhjetor.

Lexo Edhe:

“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është  inidentifikuar sot;  H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha ai.