Identifikohet i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë, ende s'është arrestuar - Gazeta Express
string(87) "identifikohet-i-dyshuari-per-plagosjen-e-dy-grave-ne-fushe-kosove-ende-seshte-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2023 12:34

Identifikohet i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë, ende s’është arrestuar

Lajme

Gazeta Express

28/01/2023 12:34

Policia e Kosovës e ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë, raporton Express.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprime hetimore për arrestimin e tij dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Lexo Edhe:

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besa Besë”.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.