Identifikohet autori që plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në “Unazën e Re” - Gazeta Express
string(73) "identifikohet-autori-qe-plagosi-me-arme-zjarri-45-vjecarin-ne-unazen-e-re"

Identifikohet autori që plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në “Unazën e Re”

Gazeta Express

20/09/2020 19:31

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 45-vjeçarit Spartak Beqaraj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme (e dielë) në zonën e Unazës së Re.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se autori është shtetasi me iniciale A.M 20 vjeç, i cili është ende në kërkim.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.