Icardi ia siguron fitoren PSG-së, shënon golin e tri pikëve pas 5 minutave lojë


Gazeta Express
9 Nëntor 2019 19:31

PSG ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në udhëtim te Brest, me golat e Di Marias dhe Icardit

Paris Saint Germain vazhdon të dominojë në Francë, edhe u desh të djersitën shumë kundër Brest, për të rrëmbyer në fund pikët e plota, raporton Gazeta Express.

Parisi e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 39-të, Angel Di Maria shënoi një gol të bukur për 0-1.

Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Samuel Grandsir shokoi mysafirët duke shënuar për 1-1.

Por, sulmuesi në top formë, Mauro Icardi, u inkuadrua në minutën e 80-të në lojë për t’ia siguruar fitoren Parisit.

Ai shënoi golin e tri pikëve në minutën e 85-të, për rezultatin përfundimtar 2-1. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart