Icardi, i pavendosur për të ardhmen - Gazeta Express
string(34) "icardi-i-pavendosur-per-te-ardhmen"

Icardi, i pavendosur për të ardhmen

Gazeta Express

20/02/2020 18:05

Sulmuesi argjentinas nuk e di nëse do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në PSG apo do të rikthehet në Inter. Interesim për të ka shfaqur Juventusi

Mauro Icardi nuk është i vendosur ende për të ardhmen e tij, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi argjentinas është i huazuar këtë sezon në Paris Saint-Germain, ndërsa kartonin e tij e mban Interi.

Kampioni francez e ka mundësinë e blerjes së kartonit të futbollistit për 70 milionë euro gjatë verës që vjen.

Përfaqësuesin argjentinas nuk e do trajneri Antonio Conte dhe atë mund ta shesin Zikaltrit.

Ish-futbollisti i Sampdorias i ka realizuar 19 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Mirëpo, ai po kalon nëpër një krizë pasi i ka vetëm 2 gola në 12 ndeshjet e fundit.

E menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara nuk e di nëse lojtari do të mbetet në Paris apo jo.

Interesim për Icardin ka shfaqur edhe Juventusi. /Gazeta Express/