Icardi dhe Di Maria ia sigurojnë fitoren PSG-së, gati për Madridin


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 22:37

Paris Saint Germain është gati për Real Madridin

Parisi i Thomas Tuchel lehtësisht ka marrë tjetër fitore në Ligue 1.

PSG e mposhti në shtëpi Lillen me rezultat të pastër, 2-0.

Mauro Icardi 17’ dhe Angel Di Maria në minutën e 31-të shënuan për fitoren e PSG-së, që vjen pak ditë para përballjes me Real Madrdin në Ligën e Kampionëve, në ‘Santiago Bernabeu’.

Lajmi më i mirë për Tuchel është rikthimi i Neymar Junior, që luajti për 65’ minuta, derisa të paktën 25 minuta luajti edhe Kylian Mbappe që ishte i sëmurë, si dhe sulmuesi Edi Cavani, që hyri në vend të Icardit në minutën e 78-të.

Me një fjalë, treshja që mungoi në ndeshjen e parë kundër Realit, Cavani-Mbappe-Neymar, janë gati për sfidën e kthimit në ‘Bernabeu’, plus në sulm do të jenë Icardi, Di Maria e Sarabia.

me këtë fitore, PSG shkon në 11 pikë diferencë me ndjekësin më të afërt, Marseille. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart