Ibrahimovic “u izolua” tërësisht kundër Atalantës - Gazeta Express
string(47) "ibrahimovic-u-izolua-teresisht-kunder-atalantes"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 22:39

Ibrahimovic “u izolua” tërësisht kundër Atalantës

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 22:39

Zlatan Ibrahimovic ka pranuar se ai është ndier i “izoluar” në sulm me Milanin që u mposht nga Atalanta. “Ne jemi kampionë dimëror, por kjo nuk do të thotë asgjë për mua”.

Kuqezinjtë humbën me rezultat 3-0 në San Siro, por prapë kanë përfunduar në vendin e parë si lider të Serie A, pasi që Inter barazoi 0-0 kundër Udineses.

Lexo Edhe:

“Shumë gjëra shkuan keq sot. Nuk dëshiroj të gjej arsyetime, si në çdo ndeshje tjetër ju duhet të dilni në fushë dhe të kërkoni fitore. Ne nuk e arritëm sot”, tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

“Gjëja më e rëndësishme është të gjejmë energji dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Fatmirësisht ajo do të jetë dy ditë larg, kështu që kemi mundësi që të rikthemi të fitoret”.

“Pas 38 ndeshjeve në të cilat ne kemi humbur vetëm dy ndeshje në Serie A, mendoj se nuk është keq. Fatkeqësisht, kur ju mungojnë shumë lojtarë dhe ke disa të papërvojë që janë në vendin e tyre, mund të prisni një gjë të tillë”.

“Ky nuk është një arsyetim. Ne po punojmë shumë po bëjmë shumë sakrifica. Ne jemi kampion dimëror, por kjo nuk do të thotë asgjë për mua, edhe pse mendoj se deri tani ia kemi dalë mirë. Pjesa e vështirë fillon tani”.

Stefano Pioli befasoj të gjithë kur zgjodhi Soualiho Meite në rolin e trekuartistit para një sulmuesi si Brahim Diaz, i cili eksperiment dështoi.

“Ndihesha i izoluar në pjesën e parë. Kur me vinte topi, duhej të luaja me dikë. Në vend të kësaj u ndjeva tërësisht vetëm, por ndoshta kjo ka të bëj për shkak të ndeshjes me presing të lartë të Atalantas”, tha Ibrahimovic.

“Kjo ndodhi edhe me Josip Ilicicin sot. Nëse e bllokoni atë, bëhet e vështirë, por ai kishte më shumë hapësirë sot dhe kishte mundur të shënonte më shumë gola. Është njëjtë për muaj, nëse nuk jam në presion, normalisht është më e lehtë”.

Ibra tashmë ka një shok të ri në sulm në Milan, pasi që Mario Mandzukic posa hyri ishte afër të shënonte.

“Mandzukic nuk flet shumë. U përpoqa ti them ‘tung’ në gjuhën boshnjake, në italisht… Trajneri i tha atij nëse ai dëshiron të fliste pak fjalë dhe ai tha jo. Ai nuk flet shumë, por kjo është mirë, është shumë i koncentruar në lojë”. /GazetaExpress/