Ibrahimovic: Të shënosh gola është e lehtë, thjesht duhet të jesh Zlatan


Gazeta Express
16 Shtator 2019 11:27

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se për të është shumë e lehtë të shënojë gola, pasi realizoi het-trik në fitoren e La Galaxy 7:2 kundër Sporting Kansas City, duke e thyer një rekord të klubit, po ashtu.

Me het-trikun e shënuar të dielën mbrëma, Ibra e arriti shifrën e 26 golave në MLS këtë sezon, duke e thyer rekordin e Carlos Ruiz si lojtar më me së shumti gola në ligë brenda një sezoni për LA Galaxy, transmeton Gazeta Express.

Për Galaxy kjo ishte fitorja e katërt radhazi e cila i ndihmon të ngrihet në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore, me një pikë më shumë se San Jose.

Duke folur pas ndeshjes, ish-sulmuesi i PSG-së, Barcelonës dhe Interit bëri komente tipike të tij.

“Të shënosh gola është e lehtë, thjesht duhet të jesh si Zlatani dhe goli vjen”, tha 37-vjeçari.

“Unë përpiqem ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë dhe kjo mënyrë është duke shënuar gola. Kam shënuar dhe duhet të vazhdoj të shënoj”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart