Ibrahimovic shënon het-trik dhe thyen rekord në fitoren e Galaxy 7:2 ndaj Sporting


load
Gazeta Express
16 Shtator 2019 9:28

Zlatan Ibrahimovic realizoi het-trik dhe theu një rekord të vjetër të Los Angeles Galaxy në fitoren bindëse 7:2 kundër Sporting Kansas City të dielën mbrëma.

Sulmuesi suedez theu rekordin për më së shumti gola brenda një sezone nga një lojtar i Galaxy, të cilin e mbante Carlos Ruiz nga viti 2002, duke i shënuar 26 gola deri tani këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Për Los Angeles kjo ishte fitorja e katërt radhazi e cila i ndihmon të ngrihet në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore, me një pikë më shumë se San Jose.

Më poshtë mund t’i shijoni golat e sulmuesit 37-vjeçar.

Te fundit


Kthehu lart