Ibrahimovic në rolin e një “batakçiu” në rrjetet sociale - Gazeta Express
string(54) "ibrahimovic-ne-rolin-e-nje-batakciu-ne-rrjetet-sociale"

Ibrahimovic në rolin e një “batakçiu” në rrjetet sociale

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 23:59

Futbollisti ka pozuar edhe me makinën e tij, por interesante ishte video e tij

Në kohët e tashmë kur futbollistët janë nëpër pushimet e tyre dhe postojnë foto nga pushimet e tyre nga vende si një parajsë në rrjetet sociale, sulmuesi i AC Milan dhe Serie A, Zlatan Ibrahimovic duket se ka në mendje gjëra të tjera.

Lexo Edhe:

Në një paraqitje të tij online, ai mund të shihet duke bërë poza kërcënuese kundër një automjeti tjetër.

Kujtojmë që postimet e Ibrës kanë shumë jehonë pasi që ai ka 55 milionë ndjekës i vetëm në Instagram.

Kjo nuk përputhet me numrin 474 milionë ndjekës që ka Cristiano apo 356 milionë të Messi, por prapë është një numër i madh.

Ibrahimovici, ‘vëllai i madh” i Khaby Lame

Në vend të fotos spektakulare, Zlatani ka shpërndarë një video në Instagram në të cilën ai luan rolin e një “batakçiu” i rrugëve apo superheroi. Paksa si një “vëlla i madh” i TikTokerit, Khaby Lame, i cili është duke e vozitur atë me një Mercedes V-Class.

Ideja e klipit është një lloj mini-tregimi në të cilën në qendër duket se është një grindje mes Khaby Lame dhe vozitësit të një Mustangu.

Kjo grindje dërgon në hapjen e një ombrelle me një gisht të mesit të vizatuar në të.

Kërcënimi për shoferin tjetër

Por Lame nuk ka nevojë që t’i kundërpërgjigjet atij pasi që e ka Zlatan Ibrahimovicin për këtë.

Prezenca e sulmuesit suedez (ai është 1.95 metra i gjatë dhe ka peshë 95 kg) është aq imponuese saqë paraqet kërcënim për vozitësin e Mustangut.

Ky i fundit nuk ngurron dhe nuk e humbet asnjë sekondë që të largohet sa më shpejt nga aty.

Video nuk është as më pak e as më shumë së një humor por që ne nuk jemi mësuar që këtë ta bëjnë futbollistët. As një sulmues kontrovers si Zlatani.

Ylli i Milanit zakonisht nuk ka paraqitje serioze në rrjetet sociale, por kryesisht del për ta përmbushur ndonjë marrëveshje reklamimi apo kur blen ndonjë makinë që ia bën dhuratë vetvetes për ditëlindje (më 3 tetor ai do të mbush 41 vjet).

Ibrahimovic (i njohur më nofkën Ibracadabra) është njëri nga futbollistët që ka fituar më së shumti tituj në karrierën e tij (32). Ai ka shënuar më shumë së 500 gola në ndeshje dhe gara zyrtare dhe ka luajtur për nëntë skuadra të mëdha, përfshirë këtu Barcelonën, Interin, Manchester United, etj.

Ai ende luan futboll. Për momentin ka vazhduar edhe për një vit kontratën me skuadrën AC Milan, me të cilën fitoi titullin sezonin e fundit. /GazetaExpress/