Ia therën me thikë kolegun, infermierët të premtën mbajnë protesta para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK - Gazeta Express
string(101) "ia-theren-me-thike-kolegun-infermieret-te-premten-mbajne-protesta-para-klinikes-se-kirurgjise-ne-qkuk"

Ia therën me thikë kolegun, infermierët të premtën mbajnë protesta para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK

Gazeta Express

29/09/2020 12:49

Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të mbajë protestë më 02/10/2020 duke filluar nga ora 11:00, para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK.

Kjo sindikat, përmes një njoftimi në Facebook, i ka ftuar të gjithë punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat e tjera përfaqësuese që të marrin pjesë në këtë protestë.

Lexo Edhe:

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja që të sigurojnë ambient të sigurt për punë për punëtorët shëndetësorë dhe të shtohen masat e sigurisë në klinika pa prioritizime.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës u bënë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së që të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e bëjnë të pamundur punën e punëtorëve shëndetësor dhe cenojnë jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre. /Express/