Ia shkatërruan filmat pornografikë, amerikani padit prindërit


Gazeta Express
15 Prill 2019 16:51

Sipas dokumenteve të gjykatës, një burrë që jetonte me prindërit e tij në Michigan të SHBA-së i ka paditur ata pasi beson se ia kanë hedhur në mbeturina koleksionin pornografik që kishte vlerën e 29 mijë dollarëve.

Mosmarrëveshja në këtë familje kishte filluar në tetor të vitit 2016, kur burri që nuk iu publikua emri kishte filluar të jetonte në shtëpinë e prindërve në Michigan të Shteteve të Bashkuara. Këtë vendim e kishte marrë pasi ishte ndarë nga gruaja.

Më vonë, prindërit kishin kërkuar që ai të largohet nga shtëpia, ku në vend të qirasë kishte kryer punë fizike.

Ai tha se kishte vërejtur që nuk e ka koleksionin pornografik pasi ishte zhvendosur në Indiana dhe se prindërit e tij ia kishin hedhur atë në mbeturina. Sipas tij, koleksioni përmbante 12 kuti me filma pornografikë dhe dy kuti me lodra seksuale, vlera e përgjithshme e të cilave ishte saktësisht 28 mijë e 940 dollarë.

Burri e kishte lajmëruar policinë dhe e kishte dorëzuar një raport, por prokurorët kishin refuzuar që të ngrisin akuzë për këtë ankesë.

Kështu, ai e bëri një padi civile kundër prindërve, me të cilën po kërkon dëmshpërblim prej 86 mijë dollarësh për shkatërrimin e koleksionit pornografik.

Sipas dokumenteve të gjykatës, babai i tij ia kishte dërguar burrit një letër përmes postës elektronike, përmes së cilës i kishte treguar se filmat ia ka shkatërruar qëllimisht. “Beso ose jo, një nga arsyet pse i shkatërrova ato materiale ishte shëndeti yt mendor dhe emocional”, kishte shkruar babai i tij.

Gjykata ka zbuluar se ky person ishte përjashtuar nga shkolla e mesme dhe fakulteti pasi u kishte shitur materiale pornografike nxënësve dhe studentëve, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart