Ia sheh sherrin pronës, plagoset me armë zjarri burri nga Vushtrria - Gazeta Express
string(66) "ia-sheh-sherrin-prones-plagoset-me-arme-zjarri-burri-nga-vushtrria"

Gazeta Express

19/03/2020 14:07

Ia sheh sherrin pronës, plagoset me armë zjarri burri nga Vushtrria

Gazeta Express

19/03/2020 14:07

Një person nga Vushtrria është plagosur me armë zjarri, pas një mosmarrëveshjeje për pronë

Rasti ka ndodhur mesditen e së mërkurës në Vushtrri, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Viktima është plagosur në këmbë, ndërkaqë deri te plagosja dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve rreth një prone.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, rasti dyshohet se ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm.”, thekson raporti i policisë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Express/