"Ia prenë serbët", rrëfimi i amerikanes për kosovarin që mbante penisin e shokut në qese plastike - Gazeta Express
string(94) "ia-prene-serbet-rrefimi-i-amerikanes-per-kosovarin-qe-mbante-penisin-e-shokut-ne-qese-plastike"

“Ia prenë serbët”, rrëfimi i amerikanes për kosovarin që mbante penisin e shokut në qese plastike

Gazeta Express

10/01/2020 17:24

Policia dhe ushtria e shtetit serb kishin kryer krime të llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qindra të vrarë e masakruar, si dhe mijëra të dëbuar jashtë vendit

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Pas më shumë se 20 vjetësh, një gazetare amerikane ka treguar një ngjarje tmerruese për një burrë nga Kosovë, i cili i kishte rrëfyer për një sulm të serbëve.

Iori Montgomery, e cila punon për Washington Post, një histori të tillë e ka treguar teksa i është kërkuar të tregojë një ngjarje, e cila duket si gënjeshtër për që është e vërtetë.

Ajo ka treguar se si burri të cilin e kishte intervistuar po e mbante në një qese plastike organin gjenital të shokut të tij.

“Një herë kisha intervistuar një burrë në Kosovë i cili po tregonte për një sulm të serbëve, ndërkohë në dorë po mbante penisin e shokut të tij në një qese plastike. Ishte i zi, si një banane e pjekur shumë, pas intervistës ai e hodhi larg në një fushë”, ka shkruar Motgomerey në profilin e saj në twitter.

Pas këtij statusi në twtitter, gazetarja është vërshuar nga një seri pyetjesh.

“Si provë e masakrës. Ai tha se serbët ia kishin prerë”, ka shpjeguar Montgomery, teksa është pyetur për shpjegimin që i është dhënë nga burri që ka intervistuar.

E derisa dikush kisthe shprehur skepticizëm për vërtetësinë e një rrëfimi të tillë, gazetarja amerikane ka thënë se ka dëshmitarë, duke i përmendur dy gazetarë, njëri koleg i saj në Washington Post, David Lynch, dhe tjetri Bill Glauber.