I vënë zjarrin arës, digjet rrjeti elektrik i fshati Shënpjetër të Fierit


Gazeta Express
25 Gusht 2019 11:48

Disa banorë të zonës donin të digjnin mbetjet nga arat e korrura nga gruri duke i vënë flaken. Zjarri ka dale jashtë kontrollit, duke djegur gjithë rrjetin elektrik të fshatit Shënpjetër të Fierit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së rendit Fier. Zjarri ka rënë rreth orës 10.15 minuta dhe pritet ardhja e zjarrfikësve nga Fieri.

Sipas policisë në vendngjarje është lajmëruar OSHEE që në momentet e para, e cila bëri stakimin e energjisë, për shkak se zjarri ka shkrire kabllot elektrike. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për dëmin e shkaktuar.

Te fundit


Kthehu lart