I vendosin këngën e Taynas në klub, Rina çudit fansat me gjestin që bën


Gazeta Express
10 Korrik 2019 13:51

Diss-et midis këngëtareve Tayna dhe Rina, rimat që i kanë kushtuar njëra-tjetrës në këngët e tyre u kthyen shpejt në më të preferuarat e adhuruesve të repit.

Dy reperet e reja i kanë kaluar vargjet kushtuar njëra-tjetrës edhe në nivele personale, gjë që i ka bërë edhe më të dëgjuara këngët e tyre dhe i ka ndarë fansat në dy anë.

Edhe kur kanë qenë të ftuara në emisione talk-show ato nuk i kanë lënë kunjat ndaj njëra-tjetrës, megjithëse pas disa kohësh rivalitet, duket se vajzat i kanë lënë mënjanë mëritë dhe kanë sheshuar çdo mosmarrëveshje.

Në një nga klubet e Prishtinës, Rina është filmuar nën shoqërinë e miqve të saj duke kërcyer me ritmet e muzikës së Taynas në sfond. Gjesti i saj i ka lënë fansat pa fjalë.

Te fundit


Kthehu lart