I vendosën tritol në banesë, flet kryepolici: Dyshoj se shpërthimi u bë për shkak të detyrës - Gazeta Express
string(90) "i-vendosen-tritol-ne-banese-flet-kryepolici-dyshoj-se-shperthimi-u-be-per-shkak-te-detyres"

Gazeta Express

05/01/2020 12:00

I vendosën tritol në banesë, flet kryepolici: Dyshoj se shpërthimi u bë për shkak të detyrës

Gazeta Express

05/01/2020 12:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol në banesën e policit në Shkodër.

Report Tv bën me dije se Prel Milani nuk ka qenë në shtëpi gjatë momentit kur ka ndodhur shpërthimi. Prel Milani sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte drejt punës në Theth ndërsa ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm.

Lexo Edhe:

Në deklaratën e tij në polici, Prel Milani ka thënë se edhe pse ka dëgjuar shpërthimin, ka vijuar rrugën pasi nuk ka menduar që bëhet fjalë për banesën e tij. Pas pak kohësh është njoftuar nga familjarët të cilët ndodheshin në banesë dhe është kthyer menjëherë.

Ndërkohë sipas dëshmisë së Milanit në policia ka thënë se nuk ka patur konflikte, por dyshon se ky sulm i ka ardhur si pasojë e detyrës si shef stacioni policor në Theth.