Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëanted 1”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
32-vjeçari i ndaluar, i akuzuar si bashkëpunëtor në një rast të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted 1”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Luzat, Tepelenë, dhe u vu në pranga shtetasi K. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Luzat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin e datës 19.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, sepse më datë 10.03.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të arrestuar në datat 05.05.2022 dhe 20.02.2024), transportonte me furgon, kundrejt pagesës, 16 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...