I shoqi e la të ve 28 vjeçe, Tereza shpërthen në lot kur mëson se çfarë kanë bërë shqiptarët e diasporës


Gazeta Express
25 Prill 2019 20:38

Kur sheh në sy të birin mund t’i kujtohet bashkëshorti dhe dhimbja i shtohet sepse ashtu siç nuk mundi të bënte dot gjë për t’i shpëtuar jetën të shoqit, njëlloj nuk bën dot për t’i garantuar të birit një jetë normale. Tereza mban emrin e një gruaje të madhe shqiptare. 

Ajo vetë është rritur jetime në Delvinë të Shqipërisë. Babai e ka lënë në moshë të vogël dhe sot tragjedia përsëritet. Ajo po e risheh jetën e saj përmes fëmijëve që lindi, një jetë e vështirë, mbase më e vështirë nga ç’mund të përballohet.

Historia e trishtë e kësaj nëne të re, veçse 28 vjeçe ka prekur shumë zemra. Në Delvinë, mënjanë një peme një grua në moshë qëndron e heshtur. Nënës i rrudhet shprehia në fytyrë kur ia përmend emrin e Terezës. Ajo ka një “amanet” për shqiptarët, që të gjejnë mundësinë për ta ndihmuar një jetime. Që historia të mos ripërsëritet dhe për fëmijët e 28 vjeçares.

“Kudo që janë shqiptarët ta kthejnë kokën për të varfërit…”-tha 91 vjeçarja.

Elvis Naçi vendos të takojë personalisht Terezën për të parë se ku jeton ajo. Ai i premton se shqiptarët nuk do ta lënë për asnjë çast në këtë gjendje një grua që ka jetuar si jetime dhe që sot po rrit jetim fëmijët e saj.

Naçi: Këtu rri ti Tereza?

Tereza: Po kjo është shtëpia ime

Naçi: Ne e morëm informacionin që dhe vetë je rritur jetime. Na erdhi shumë keq pasi ti nuk je fajtore. Je treguar heroinë që mirë që vetëm u rrite jetime por u sprovove dhe me fëmijët me vdekjen e yt shoqi. Ne nuk kemi ardhur kot, pasi ne duam të bëjmë gjëra të mira. Ne duam që me sa kemi mundësi të jemi afër teje. Tani duhet të jesh e durueshme sepse të rrisësh dy fëmijë nuk është shumë gjë e thjeshtë.

Tereza: E di sepse dola nënë e re. Më duhej të punoja që të ndihmoja dhe vëllain dhe motrën e vogël. Më bëri jeta kështu. Nuk ka qenë një jetë normale për mua…

Naçi: Vështirësit e tua edhe në një libër të madh nuk shkruhet. Në këtë gjendje njeriu është në çdo çast në vështirësi… por mos u mërzit sepse ne kemi ardhur me një qëllim të mirë, të shohim çfarë mund të bëjmë për ty dhe për dy fëmijët e tu. Ju jeni e pafajshme por ato janë akoma dhe më të pafajshëm.

Tereza: Jam 28 vjeçe dhe nuk e di sesa shumë lotë kam derdhur… lotët e mi janë bërë det, nuk e di.

Naçi: Të jap fjalën që këto lotë do të mundohemi t’i kthejmë në lotë gëzimi

Tereza: Do doja thjesht një dhomë për fëmijët e mi. Asgjë më shumë. Unë u rrita vetë këtu në këtë gjëndje, në këtë shtëpi… por shpresa vdes e fundit, i jam lutur shumë Zotit.Fabjanit i pëlqejnë shumë gjëra por është i fiksuar pas biçikletave

Naçi: Ta fillojmë ne vetë ndihmën për Terezën. Ne kur i themi shqiptarëve të bëhen bashkë e fillojmë vetë. Le të dalim njëher.

Tereza së bashku me dy fëmijët e saj dalin nga shtëpia për t;ju drejtuar qendrës së Delvinës. Naçi i blen një top futbolli dhe një biçikletë Fabianit dhe lumturia në fytyrën e tij nuk ka të shpaguar.

Por pas kësaj suprize të vogël që lumturoi Terezën e veçanërisht djalin e saj, Elvis Naçi shkon të takojë motrën e Terezës. I thotë se tashmë shtëpia për të motrën është blerë dhe se do të kishte dëshirë që të ishte ajo që t’ja komunikonte lajmin e gëzueshëm.

Takimi me motrën e Terezës

Naçi: E takuam Terezën dhe iu mbushën sytë me lot. Me ato që ka kaluar e kishte kthyer në det hidhërimin. Kishim dëshirë t’ju takonim. Të varfër ka pafund. Tereza na tha që për ju dhe vëllain na foli fjalët më të mira.

Kunati i Terezës: Tereza nuk ka njeri. Këtë motër dhe vëllanë. Janë jetimë dhe nuk kanë tjetër. Nuk kanë njeri dhe ndihmë vetëm nga ne kanë.

Kristina: Është e vështirë të rrisësh dy fëmijë. Ndërrimi i jetës së bashkëshortit ka qenë shumë i vështirë. Tereza ka punuar që 13 vjeç në rrobaqepësi.

Naçi: Një heroinë e vërtetë. Të bëhesh krah për familjen në atë moshë është një akt i madh. Ne vendosëm Kristina që të ndihmojmë Terezën. Kur ajo të trokasë në derë dhe t’i thuash që shqiptarët ia dhuruan këtë shtëpi të re.

Vjen momenti i shumëpritur. Tereza ende nuk e di se tashmë ajo është bërë me shtëpi të rë. Kur sheh të motrën i buzëqesh fytyra, por kur dëgjon të motrën ajo përlotet thellë.

Kristina: Ke vuajtur shumë… por tani do të vijnë të mira. Hajde futu brenda… Ta gëzosh shtëpinë. Kjo është e jotja ta dhuruan shqiptarët

Tereza qan…

Naçi: Para se ta them këtë. Nuk dua asnjë lloj falënderimi. Nuk ka nevojë. Me Zpotin para e ne mbrapa janë bërë shumë shtëpi. U bë dhe kjo dhe shpresojmë që të bëhen tjera. Ne e kemi dhënë me shpirt e me zemër këtë gjë dhe ky çelës të takon ty, ta gëzoni ju dhe fëmijët e tu të mrekullueshëm.

Nëna: Çfarë ka ndodhur?!

Naçi: Ja ku ia kemi marrë shtëpinë

Nëna: Këtë shtëpi?! Aaaa! Bravo ju qoftë. Rrofshi shumë. E keni bërë vajzën të lumtur.

Në emisionin ‘shqiptarët për shqiptarët’ Elvis Naçi ka falenderuar dy shqiptarë që pasi panë rastin e trishtë të Terezës vendosën të kontribuojnë për të ndihmuar në blerjen e shtëpisë për të dhe fëmijët. Të dy ata, njëri nga Kamenica e tjetri nga Gjakova me origjinë, treguan se zemra e shqiptarit për bashkombasit e tyre është e madhe.

Te fundit


Kthehu lart