“I shkollon Allahu” Gruaja e të arrestuarit: Fëmijët s'duan të shkojnë në shkollë, policia gënjeu - Gazeta Express
string(92) "i-shkollon-allahu-gruaja-e-te-arrestuarit-femijet-sduan-te-shkojne-ne-shkolle-policia-genjeu"

Gazeta Express

04/06/2020 13:22

“I shkollon Allahu” Gruaja e të arrestuarit: Fëmijët s’duan të shkojnë në shkollë, policia gënjeu

Gazeta Express

04/06/2020 13:22

Bashkëshortja e Roland Kryemadhit, i arrestuar një ditë më parë, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes që tronditi opinionin publik, ndryshe nga sa ka deklaruar policia. E “fshehur” pas derës së hekurt të shtëpisë dy katëshe ku jeton, ajo është shprehur se nuk i ka ndaluar askush fëmijët që të arsimohen. Përkundrazi, sipas saj janë vetë fëmijët që refuzojnë të shkojnë në shkollë, e për pasojë nuk mund t’i detyrojë. Ajo ka mohuar që bashkëshorti i saj, Roland Kryemadhi të ketë pasur armë në shtëpi, e aq më tepër të ketë kërcënuar efektivët se do t’i vrasë.

“Ajo që ndodhi inshAllah nuk ka sjell një dëm, ne jemi në mbështetje të Allahut, jemi përgatitur për këtë problem. Nëse do kishte armë, do e kishin gjetur. Nuk kishin ca të gjenin, vetë e përhapën atë lajm dhe ta mbyklin si të duan. Do t’i marrin me dhunë fëmijët në shkollë? Ato nuk duan vetë. Ç’punë kam unë të jenë në gjykatë, i mbështetemi Allahut ai është mbrojtësi më i mirë”, tha bashkëshortja për gazetarin Arsen Rusta. Që feja myslimane nuk e pengon fëmijët të arsimohet e konfirmon edhe një besimtar mysliman, i moshuar fiqnj me Kryemadhin. “Feja thotë sa më tepër shkollim aq më mirë është. Merre dhe dijen fetare, në fillim dhe më pas atë të fesë”, thotë një nga fqinjët i besimit fetar. 

Lexo Edhe:

Familja nuk njihet si problematike në lagje nga fqinjët e saj. Ato e përshkruajnë si një familje të rregull, jo problematike dhe punëtore. “Janë familje shumë e mirë, shumë e rregull, nuk kemi pasur probleme. S’kanë asnjë problem, punojnë sa kanë mundësinë, janë familje shumë e mirë”, thotë fqinja.

Si është historia, e cila e ka zanafillën që 1 vit më parë? Roland Kryemadhi u arrestua një ditë më parë pas një operacioni ku mori pjesë edhe RENEA. Report Tv bëri të ditur se ai ka kundërshtuar që të paraqitet në gjyq ku është në hetim prej mëse 1 viti nën akuzën për keqtrajtim të miturish sepse nuk lejon prej 1 viti tre vajzat e tij të arsimohen. Ka qenë shërbimi social i qytetit që ka qenë në dije të këtij rasti dhe ka njoftuar autoritete përkatëse, të cilët e kanë vënë në hetim. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Kryemadhi, i cili ka refuzuar që të shkojë në Gjykatë. Fillimisht togat e zeza dhanë masën e sigurisë arrest në mungesë dhe pak ditë më pas policia arriti ta vërë nën pranga. Pak javë më pas, kjo masë u ndryshua nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Duke qenë se gjyqi vijon, Kryemadhi ka refuzuar që të shkojë sërish në gjykatë, e për këtë arsye policia ka shkuar sërish dje dhe pardje në shtëpi për ta shoqëruar me forcë. Sipas policisë, ai ishte i armatosur dhe ka kërcënuar se do t’i vriste policët nëse do t’i afroheshin. Pas më shumë se 30 minutash negociata, ai i vetëdorëzuar. Në hetim për pengimin e arsimimit të vajzave me argumentin “ se i shkollon Allahu” është vënë edhe bashkëshortja e tij.